Pasuritë natyrore të Zagorisë

Nga Mitro SaqellariZagoria është një nga krahinat më të pasura, por pasuritë e saj janë të pashfrytëzuara. Pasuria njerëzore, ato kulturore, natyrore,flora, fauna dhe pasuritë nëntokësore, përbëjnë një pasuri shumë të madhe. Megjithë këto, Zagoria nga dita në ditë po bëhet gjithmonë më e varfër.Pasuritë natyrore në DoshnicëDrrasa e Doshnicës e ndodhur në pjesën veriore të fshatit me gjatësi afro1kmdhe gjerësi 140m, me pamjen e saj vertikale në rrëzë të malit Dhembel me figurat e saj gjeometrike, ku nuk mungon bimësia mjekësore si sherbela,çaji,trëndafili,murrizi,të rrethuara nga një tjetër bimë e veçantë “venja” formon një pamje mahnitëse,jo vetëm për vizitoret apo kalimtaret por edhe për vendasit që e shohin përditë.Aroma e bimëve poshtë saj,si rigoni, sumaku,dëllinjat,mëllagat, hithra,lule shtogu,bari qenit,lule dielli të shoqëruara dhe me perimet e kultivuara nga banoret e fshatit, si hudhrat, qepët,majdanozi etj., së bashku formojnë një vend të shenjtë.Rema me kataraktin e saj 12mështë një tjetër pasuri natyrore në këtë vend që sëbashku me gjallesat ujore është kthyer një nga vendet më të vizituara në Zagorie.Fshati ZhejNë këtë fshat një monument natyror i rëndësishëm dhe i rralle është masivi pyjor i Senovës ku lisat e gjatë mbi 30 m dhe mbi 400 vjeçarë përbëjnë mushkëritë e krahinës së Zagories. Guri i gjatë më një lartësi 10-12m ofron për vendasit dhe vizitorët një mrekulli që të lë përshtypjen sikur ka ardhur nga antikiteti i lashtësisë. Shkëmbi i Zhejit i mbështetur në anën perëndimore të fshatit Zhej dhe të Zagories është një tjetër monument i rëndësishëm për vizitorë,turistë dhe për banoret e zonës, ku së bashku me florën dhe faunën është pa dyshim krenaria e Zagories. Në këtë vend kryesisht është i përhapur bredhi, dëllinja,qershia e egër,krerëza,shkurret si dhe aleatët e përhershëm,dhia e egër, sorkadhja,derri, ariu,lepuri,thëllëza.Në vitin 1938 ky vendështë shpallur”Park Natyror”.LliariNë këtë fshat të vogël, me një popullatë të pa ndryshueshme nga numëri i banorëve që nga viti 1420 të bie në sy një vend i quajtur “Kastelan” (Kastelo). Ky vend i ngjan një kështjelle që kur e shikon për herë të parë, nuk u beson syve. Në këtë vend pothuaj i ke të gjitha pemët frutore. Arrët, bajamet,qershitë, kumbullat, thanat,lofatat,shegët, dardhët,hurmatdhe rrepet madhështore në mes të fshatit, krijojnë një kurore mahnitëse dhe kur futesh brenda saj gjatë verëse ndjen veten si në parajsë.HoshtevëFshat i mbushur me monumente kulture dhe natyrë,duhen se paku 10 ditë për të vizituar monumentet natyrore në këtë vend.Perëndia për këtë vend ka rezervuar një florë mahnitëse. Kudo që të shkelesh ndjen aromën e mbi 400 bimëve mjekësore,ku vendin e parë e zë sherebela,rigoni,çaji i malit,trëndelina,murrizi, mani i zi,akacia,bajamja e egër,zhardhoku,çikorja,dafina,dëllinjat,drerëdhza,fasulja,fieri mashkullor,fiku,frashri i bardhe,frashrii kuq,grami,grosha,gjemb gomari,gjuhënusja,gjineshtra,hithrat,hudhra,helmarina, kumria,kungulli,lajthia,livandoja,luledelja, luledielli,manushaqja, meneksheja,mëllaga,melqinja, radhiqja,rrodhja e madhe,sinapi, salepi, speci djegës. I përhapur është tërfili i livadheve,vaza e eger,qershia e egër,lerushku i egër,zambaku,susamjaetj.Monument natyre Hoshteva ka malin i mbështetur në pjesën veriore të fshatit,i cili duke filluar në nivelin 850-1200 m mbi nivelin e detit është i mbuluar me venja,një peme e rrallë në botë,rrëshira e saj (timjami)është medikament i çmuar. Produkti i përfituar prej saj nëpërmjet djegies së bashku me dyllin e bletëskishte një përdorim të larte në ritet dhe ceremonitë fetare ku besimtaret fitonin një qetësi dhe besim në vete.Venja ka qenë monopol i kishës së Shën Pjetrit,nuk lejohej të pritej dhe shteti në vitin 1938 e mori në mbrojtje duke e shpallur “Monument Natyre”.Monument natyre në Hoshtevë zënëedhe vrimat e thella në mes të Dhëmbelitsi: vrima e Peshturisë e Nik Denaje dhe ajo e Shën Todhrave.Fshat VithuqVithuqi,fshat i shtrirë në mes të Zagories shumë afër lumit që ndan Zagorien në dy pjesë, erërat e lumit dhe përroi i bardhë i lidhur me të,favorizojnë këtë fshat për të pasur një klimë relativisht konstante. Monumente natyrore në këtë vend do të veçonim: Lisat gjigandë në Shën Kollë,Shën Thanas dhe Shën Mëri. Shpella e Kerrpishtës me një lartësi 30m dhe me diametër 8- 9m, në afërsi të lumit e bën këtë vend të shikohet nga vizitorët me simpati. Një pasuri tjetër për fshatin Vithuq që shtrihet pranë lumit të Zagories janë gjallesat ujore. Ky lumë në gjithë gjatësinë e tij është i pasur me koranin me ngjyrë me miliona, koce,gjuzë, (pestrova) ngjala,gaforre, bretkosa, gjithashtu dhe nepërka e ujit.Fshati TopovëNjë pasuri tjetër natyrore në Zagorie kemi në fshatin Topovë që së bashku me Nderanin e kufizuar në krahun lindor i japin kësaj zone një panoramëmbresëlënëse.Masivi i lajthive natyrale së bashku me arrat autoktone e bëjnë këtë vend të veçantë. Vlen tëtheksojmë se biznesmenëvendas e kanë vlerësuar dhe kanë kultivuar varietete arre nga më të mirat që kërkon tregu. Shpellat me forma të ndryshme që të japin idenë sikur janë të skalitura nga dora e njeriut, apo stalaktitet në guvat e shumta e bëjnë të dashur këtë vend për banorët e zonës dhe turistet e huaj, të dashur dhe të lakmuar. Pasuri natyrore për këtë vend është edhe fauma e pasur me sorkadhe, lepur,kunadhe,macja e egër, derri i egër,ujku, dhelpra,baldosa, lundërza,nuselala,ketri, kaprolli,thëllëza e malit, pëllumbi i egër,gugushi, qukapiku,dallëndyshja,mëllenjat,grifshat,çerrja,harabeli, lakuriqi i natës,bufi,kukuvajka, gjeli i egër,shqiponja,skifteri, larashi, sorrat. Ka një larmi të madhe insektesh të dobishme dhe të dëmshme ku vendin kryesor e zë bleta.Fshati KonckëFshat i mbështetur në rrëze të malit të Dhëmbelit, ku përballë nga ana jugore ka fshatrat Nderan dhe Topovë.Koncka është një tjetër pasuri për Zagorien.Çaji i malit të Dhembelit ka zbritur poshtë në fshat dhe me aromëne tij që shtrihet gjatë gjithë gjatësisë së përroit të bardhë ~dy kilometra e bën dhe veçon këtë vend për llojshmërinë e florës ku spikatin më shumë sherebela dhe trëndelina. Koncka duke qenë në afërsi me Topovën, nëpërmjet përroit të bardhe që lidhet me lumin e Zagories është e pasur nga fauna,sidomos nga lepuri dhe thellëzat.E dalluar nga fshatrat e tjera në Zagorie, Koncka ka si pasuri natyre lisat në malin e Dhëmbelit, ato në Shën Thanas, dy burime të rëndësishme ujore me vlera të larta kurative. Nuk mungojnë në këtë vend dhe masivet shkëmbore që u ngjajnëstalaktiteve natyrore nëntokësore.Fshatrat Sheper & Nivan Të dy këta fshatra të vjetër që ruajnë dhe nuk fshehin banimin në këto treva mbi dy mijë vjet para Krishtit të dukshme në Luvat e shumta në fushën e Sheperit dhe të Nivanit, i kanë të shumta pasuritë natyrore. Flora dhe fauna zënë një vend të rëndësishëm në këtë vend.Bimët mjekësore të një cilësie të lartë, të cilat ruajnë fuqi prapavepruese për një kohëtë gjatësi sherbela,rigoni i kuq dhe i bardhe, çaji i malite të tjera bime që janë të përhapura në Zagorie, ndikojnë qoftë në zhvillimin intelektual por dhe atë të jetëgjatësisë në këtë trevë.Një pasuri në këto vende janë burimet ujore.Bambulli,një miniature e syrit të kaltër që furnizon në mënyrë konstante lumin e Zagories.Në këtë vendështë ngritur një fabrikë i cili shkon i tëri në tregun e jashtëm,si dhe një rezervat peshku.Qafa e Dhembelit, qafa e Lotëve,nje pasuri natyrore me vlera kombëtare.Vend i pasur me oksigjen.Mërgimtarët kur merrnin rrugën e kurbetit,shkonin nga këto qafa për të marrë ndoshta dhe për herë të fundit oksigjenin e çmuar të Zagories.Ruhen akoma të freskëta vargjet e këngëve popullore (Çka bari që s’mbin në qafë,nga lotët që derdhin gratë).Maja e Nëmërçkës një atraksion tjetër turistiknë këtë vend, i lakmuar nga vizitorë dhe turistë e cila vjen për nga lartësia e treta në Shqipëri qëarrin në 2485 m mbi nivelin e detit. Gurra e Nivanit së bashku me guvat natyrore përbëjnë një pasuri tjetër për krahinën e varfër të Zagories që shteti jo vetëm e ka lënë pas dore por kërkon ta kthejë këtë zonë të bukur në zone industriale për naftë.Kërkime për naftëNë vitin 1938 parku i Zheit është shpallur park kombëtar dhe si tëtillë shteti e ka marrë në mbrojtje. Po ashtu dhe brezin e venjave që vijon në shtrirjen e Dhembelit duke filluar nga Doshnica, Hoshteve deri në Konckë.Monumentet e kulturës në këtë zone numërohen mbi 13, por disa nuk e kanë fituar statusin, kjo si rezultat i neglizhencës nga shteti, thjesht për nevoja ekonomike.Në vitin 2018 shteti shqiptar shpall të gjithë zonën e Zagories “Park kombëtar”.Kompania Shell Krahas këtyre resurseve natyrore dhe të tjera të shumta që ka Zagoria,kompania Shell vijon takimet dhe dëgjesa me banorë të zonës në Zagorie në lidhje me kërkime në fushën e hidrokarbureve për gaz dhe naftë. Pa asnjë dyshim që shteti do t’i studiojë burimet nëntokësore, por duhet të ketë dhe parasysh që studimi të jetë në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare.Si mund të bësh kërkim për hidrokarbure në Zagorie nëpërmjet shpimeve me eksploziv?!Zagoria është një vend malor ku banorët janë të pozicionuar në nivelin ~ 750 m mbi nivelin e detit, me shtëpi deri ne 850 m qëështë Sheperi. Kërkimet me eksploziv pa dyshim që do të jenë vdekjeprurëse për këtë vend qëështë një pasuri jo vetëm kombëtare por botërore. Shpërthimet me eksploziv patjetër që do të japin efektet e tyre në devijimin apo humbjen e ujërave që do të prishëdisbalancat në këtë zonë. Kjo eksperiencë që ofron kompania Shell për Zagorien në fushën e hidrokarbureve vlen për zonat fushore, shprehen specialistët e kësaj fushe,jo për zonat si ajo e Zagories./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close