Deputeti Turk në parlament: I hoqëm taksën Serbisë e cila ka kryer masakra ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Dy javë më parë, Turqia, e udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar në Parlamentin e saj një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Turqisë. Kjo marrëveshje do të krijojë kushte për rritjen e numrit të produkteve pa doganë në mes të dy vendeve.E në kohën ku po mbahej seanca parlamentare në Turqi për një marrëveshje të tillë, është një deputet i opozitës i cili ka mbajtur një fjalim përmbajtjesor duke e kundërshtuar ashpër këtë hap mes dy qeverive.Deputeti opozitar në fjalimin e tij prekës thotë se ka prejardhje nga Ballkani dhe se është kundër heqjes së taksës për mallrat serbe pasi ky shtet ka kryer maskara në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.Fjalimi i deputetit:Unë kam prejardhje nga Ballkani. Jam djali i një familjeje që është larguar nga andej për t’i shpëtuar masakrave serbe. Jam djali i një familjeje që ka lënë të vrarë në ato toka që erdhën këtu duke lënë një pjesë të familjes në internim në Serbi.Jam djali i një nëne që duke ardhur me tren në Turqi mbajti në krah fëmijën e vdekur që të mos e varroste në token serbe. E solli dhe e varrosi këtu në tokën mëmë.Sot ne jemi duke ratifikuar marrëveshjen për heqjen e taksave doganore me një shtet që ka kryer këto masakra.Për Serbinë në Ballkan ka dy probleme: I pari janë boshnjakët, i dyti janë shqiptarët. Të dy këta janë popujt e shtypur të Ballkanit. A nuk jeni ju që thoni gjithnjë që, Qeveria jonë qëndron gjithnjë pranë popujve të shtypur?!E pra, ato dy popuj të shtypur në Ballkan, shqiptarët dhe boshnjakët janë duke u shtypur dhe vrarë prej serbëve. Pikërisht prej mbështetjes (si kjo marrëveshje) që u jepet serbëve./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close