Debati për Zagorinë, Rama: Park Kombëtar, s’bën vaki të lejojmë shpime

Kryeministri Edi Rama theksoi në Twitter se në Parkun Kombëtar të Zagorisë nuk do të ketë shpime naftëkërkuese.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkruan Rama.

Në korrik të vitit të shkuar qeveria shpalli zonë të mbrojtur parkun kombëtar të Zagorisë, për shkak të pasurive natyrore dhe kulturore që e gjithë zona ka.

Parku Natyror i Zagorisë përfshin rreth 25 mijë hektarë ku përzihen peizazhe malore, fshatra të vegjël karakteristikë, monumente të trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe vlera të botës bimore dhe shtazore./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close