Davos/ Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë- Serbi

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë e ka shprehur në Davos të Zvicrës.

Sipas “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiç pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close