Rama jep lajmin inkurajues: Zbulohet një rezervë e madhe gazi dhe nafte

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me përfaqësues të kompanisë botërore të karburanteve, Shell.

Kreu i qeverisë, përmes një postimi në Twitter, thotë se të dhënat e deritanishme flasin për një rezervë të konsiderueshme nafte dhe gazi në zonën e Shpiragut, aty ku Shell kryhen kontrolle.

Pas disa ditësh, kjo kompani do të bëjë edhe provën për të konfirmuar ekzistencën e këtyre rezervave natyrore dhe do të vendosë nëse do të zhvillojë aktivitetin tregtar në Shqipëri.

Nëse kjo ndodh, thotë Kryeministri, do të ketë impakt pozitiv në ekonomi.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama në Twitter./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close