Pas Unazës, edhe ritenderimi në OST shpëton miliona euro të tjera

Përsëritja e tenderit të linjës elektrike Burrel-Peshkopi pas skandalit me kompaninë “DH Albania” ka rezultuar me çmime ndjeshëm më të ulëta.

Ashtu si në rastin e Unazës së Re, edhe për linjën Burrel-Peshkopi ofertat kanë rënë deri në 20%, duke konfirmuar dyshimet se herën e parë tenderat kanë qenë thuajse të paracaktuar dhe pa garë.

Në tenderin e anuluar, pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 1 miliardë e 206 milionë lekë ose 9.7 milionë euro pa TVSH.

Por, në tenderin që u zhvillua këtë të martë, kanë marrë pjesë 5 kompani dhe ofertat kanë zbritur ndjeshëm.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Top Channel, kompania “Shansi Invest” ka ofruar ta ndërtojë linjën me një çmim 1 miliard lekë ose 8 milionë euro pa TVSH. Pra, 1.7 milionë euro më pak nga çmimi me të cilin e fitoi “DH Albania”.

Megjithatë, këto janë vetëm ofertat financiare, pasi si Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ashtu dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) nuk i kanë shpallur ende fituesit dhe janë duke verifikuar nëse dokumentat janë në përputhje me kriteret e tenderit.

Por, bazuar mbi ofertat më të ulëta, përsëritja e tenderit për lotin e parë të unazës dhe linjën 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e kanë ulur koston e këtyre dy veprave me 5.5 milionë euro në total, para’ të cilat, nëse nuk do të ishte zbuluar skandali i kompanisë “DH Albania”, do të “fluturonin” në llogari “offshore” ose rryshfete zyrtarësh./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close