Haradinaj i prerë: Shqiptarët nuk japin nga toka dhe e drejta e tyre!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës ka marrë pjesë në homazhe tek shtatorja e atdhetarit Haxhi Zeka, ndërsa dha një mesazh të qartë për popullin shqiptar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj thekson se shqiptarët asnjëherë nuk japin nga toka dhe e drejta e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Nderim te shtatorja dhe kulla e atdhetarit, luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, e cila definoi të drejtën shqiptare.

Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehonë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve. Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre.
Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close