Gent Cakaj si kryediplomat: Politika e jashtme e Shqipërisë nuk ndryshon

Fjalimin që duhej të mbante kryeministri Edi Rama pas marrjes së detyrës së ministrit për Europën e mbajti zëvëndësministri Gent Cakaj që do të ushtrojë detyrën pas delegimit të kompetencave nga kryeministri.Në fjalën e tij të parë në cilësinë e ministrit në funksion, Cakaj tha se “5 muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë pune pa orar që do të shpërbëjnë çdo kufi mes natës e ditës”.“Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie” – tha ai.Ndërsa falenderoi paraardhësin e tij, Ditmir Bushati për punën e parë, Cakaj tha se nuk do të ketë ndryshime objektivash e prioritetesh në politikën e jashtme të vendit.“Ky transferim pushteti institucional nga zoti Bushati, që e falenderoj nga zemra për kontributin e tij në këtë ministri, tek unë nëpërmes kryeministrit Rama, që në fakt nuk di as si ta falenderoj për besimin e dhënë dhe kujdesin e treguar ndaj meje, nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike të qeverisë shqipatre në kuadrin e politikës së jashtme” tha Cakaj./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close