Ditën e nesërme mos u trembni! Avionët e NATO-s, spektakël mbi Tiranë (VIDEO)

Ditën e nesërme mos u trembni! Po, sepse 5 avionë të NATO-s do të fluturojnë mbi Tiranë në shenjë solidarizimi për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën ajrore të Kuçovës.Lajmin e ka bërë të ditur në profilin e saj në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, – shkruan Xhaçka.Në muajin gusht të vitit 2018, qeveria shqiptare njoftoi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë.Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close