Betonizohet Kanioni i Holtës, fotografi bën thirrje që të premten shqiptarët të protestojnë

Një nga perlat e bukurisë shqiptare, ku mijëra turistë e vizitojnë çdo vit ka filluar të betonizohet. Bëhet fjalë për kanionet e Holtës, ku do të ndërtohet një hidrocentral. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik ndërsa e drejta i është dhënë kompanisë “ ERA HYDRO shpk”.Kompania rezulton në emër të Nertil Gjatës dhe është themeluar më datë 05.11.2016 në Tiranë. Kjo kompani merret me prodhimin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të energjisë lektrike, transport mallrash dhe materialesh, jo vetëm për veten por edhe për të tjerët.Fotografi nga Gjakova, Nëntor Oseku i cili promovon bukuritë e Shqipërisë ka bërë thirrje që të mbrohen këto bukuri. Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Kanionit të Holtës, kanion ky në pjesën e Shqipërisë së Mesme.Oseku ka thënë se ndjehet i dëshpëruar nga fotografitë që ka parë që kjo pjesë ka filluar të betoniziohet shkaku i ngritjes së hidrocentraleve.Postimi i plotë:Një vit më parë bëra kamping disa ditorë në kanionin e Holtës. Gjatë këtij kampingu qemë mahnitur me bukuritë e kësaj perle të Shipërisë së Mesme.

Fotot e këtyre ditëve të publikuara në medie, ku shihet betonizimi për ngritjen e hidrocentraleve, na dëshpëroi pa masë. I indinjuar thellë për shkatërrimin e këtij monumenti të mbrojtur natyror, që do të ndikonte negativisht në turizmin shqiptar, ftoj miqtë dhe adhuruesit e shumtë të natyrës që masivisht ta nënshkruajnë peticionin, përkatësisht të marrin pjesë në protestën e organizuar nga aktivistët atdhetarë dhe shoqata “Zagoria”, e paraparë të mbahet në Sheshin Skenderbej në Tiranë, të premten, me datën 25.01.2019, duke filluar nga ora 11:00.”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close