70 mijë € shkollë, 56 mijë € makinë, fëmijët fundosin gjyqtarin e Apelit

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas , Luan Dervishi, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Shkodër u shkarkua nga detyra për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë, mos-justifikim pasurie dhe mungesë të aftësive organizative në punë.Përpos të tjerave, nga hetimi i thelluar ka rezultuar se gjyqtari Dervishi ka fshehur shumën reale të shkollimit të vajzës.Gjyqtari ka deklaruar 5.128.950 lekë shpenzime për shkollimin e vajzës, ndërsa sipas Komisionit të Vettingut, shpenzimi real është 8.721.836,651 ose rreth 70 mijë euro.Në vendimin e shkarkimit të gjyqtarit thuhet se djali i tij nuk justifikon me të ardhura të ligjshme blerjen e një makine 64 mijë USD ose 56 mijë euro.“Subjekti i rivlerësimit nuk shpjegoi bindshëm burimin dhe ligjshmёrisё e tё ardhurave tё personit tё lidhur/djalit tё subjektit, pёr pagimin e kredisë sё blerjes sё makinës nё shumё prej 64.000 USD, sipas kësteve të pagesës. Personi i lidhur/djali i subjektit tё rivlerësimit nuk arriti tё provojë me dokumentacion ligjor justifikues ligjshmёrinё e tё ardhurave qё kanë shёrbyer për tё shlyer këstet e 40 kredisë financiare tё automjetit, tip “Toyota Camy”, si dhe shumën prej 15.000 USD për pagesën e shkollës së personit të lidhur/vajzës së subjektit”, thuhet në vendim.Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikon dot dhurimin e një trualli me sipërfaqe 365 m2, në bashkëpronësi me të tjerë me pjesë takuese 48 m2. Gjyqtari, sipas Komisionit të Vetingut, ka bërë deklarim të rremë si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme në lidhje me një apartament banimi me sipërfaqe 125 m2 si dhe një garazh me sipërfaqe 40 m2, të ndodhura në Tiranë, me vlerë ndërtimi të deklaruar 2.500.000 lekë.Gjyqtari ka fshehur dhe ka bërë deklarim të pasaktë edhe në lidhje me një garazh 20 m2. Sipas KPK, gjyqtari Luan Dervishi ka bërë deklarim të rremë edhe në lidhje me burimin e krijimit të depozitës 1.452.532,06 lekë. Komisioni ka konstatuar se gjyqtari është përpjekur të fshehë banesën me sipërfaqe 60 m2, në të cilën subjekti banon aktualisht, ndodhur në Tiranë, duke e regjistruar nё emёr tё personit tjetёr tё lidhur/znj. M. Sh.I uli 6 vite burg Sokol MjacajtNë vendimin e shkarkimit përmendet edhe fakti se gjyqtari Luan Dervishi vendosi ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacajt, nga 10 vjet burg me 4 vjet burg, pas apelit që bëri pala mbrojtëse. Ngjarja e rëndë e ka fillesën në shtator të vitit 2010, kur në Dukagjin u vra me mjete të forta 13-vjeçari A. L, i cili po kulloste bagëtinë. Sokol Mjacajt ishte 15 vjeç, kur mori pjesë në vrasjen makabër të një vogëlushi vetëm 13 vjeç, ku bashkë me 2 persona të tjerë i morën varësen dhe e torturuan deri në vdekje. Kur doli nga burgu, Sokol Mjacajt, në korrik të vitit 2015, vrau çiftin çek.“Subjekti i rivlerësimit, z. Luan Dervishi, në çështjen me nr. vendimi ***, nuk ka respektuar parashikimet e nenit 152/1,2 të Kodit të Procedurës Penale dhe 375 të Kodit të Procedurës Penale. Kjo pasi duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës, gjykata ka lehtësuar pozitën e të pandehurit dhe për më tepër pas përsëritjes së pjesshme të hetimit gjyqësor, nuk rezulton që nga analiza e vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dëshmitarëve të pyetur, të kenë diktuar gjykatën për të ndryshuar cilësimin juridik të veprës”, thuhet në vendim.Ndëshkimi nga KPKKomisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se Luan Dervishi ka demonstruar mungesë të aftësive organizative të një gjyqtari.“Subjekti i rivlerësimit ka demonstruar mungesë të aftësive organizative të një gjyqtari. Përfundimet e nxjerra nga dokumentacioni që disponon nga Ministria e Drejtësisë dhe faktet e bëra publike në media dhe shqyrtimi i pavarur i këtij rasti në tërësinë e tij, janë të pamjaftueshme për t’u konsideruar si shkaqe për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit sipas parashikimeve të nenit 61, pika 4, e ligjit nr. 84/2016, por ato merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit, sipas nenit 61, pika 5, e ligjit nr. 84/2016. Në këto kushte, Komisioni, bazuar në provat që disponon, vlerësimin e çështjes në tërësi si dhe bindjen e brendshme vendosi që subjektit të rivlerësimit, z. Luan Dervishi, gjyqtar pranё Gjykatёs sё Apelit Shkodёr, t’i jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra”, thuhet në vendim.Pretendimi i gjyqtaritGjyqtari i Apelit Luan Dervishi ka pretenduar se asnjë organ nuk ka të drejtë të kontrollojë vendimet gjyqësore përveç një gjykate më të lartë.“Lidhur me pretendimet e subjektit të rivlerësimit se vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykata më e lartë, e se asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve gjyqësore, për sa kohë, ato nuk janë ndryshuar ose prishur nga një gjykatë më e lartë, sipas parashikimeve të Vendimit nr. 11, datë 27.05.2004, të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni arrin në konkluzionin se disa nga problemet e konstatuara nga hetimi dhe inspektimi kishin lidhje me burimet e vlerësimit të magjistratëve sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë dhe jo me mënyrën se si subjekti i rivlerësimit e ka interpretuar ligjin. Në këto kushte, pretendimi i subjektit të rivlerësimit nuk qëndron”, thuhet në vendimin e KPK./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close