Si e komenton protestën e studentëve raportuesi për Shqipërinë në PE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve në Shqipëri si një evolucion të shoqërisë civile dhe forcim të vizibilitetit të shoqërisë shqiptare.“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, cilëson eurodeputeti në një prononcim për ABC News.Fleckenstein vlerëson se studentët po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, se pretendimet e tyre janë të besueshme dhe përputhen me standardet evropiane.“Nevoja për të përmirësuar sistemin arsimor përmendet gjithashtu në raportin tim vjetor për Shqipërinë në Nëntor 2018”, shprehet Fleckenstein.Lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare për protestat e studentëve, Fleckenstein e vlerëson qasjen e ekzekutivit si pozitive.“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, shprehet Fleckenstein.Ai thekson, se për të arritur një dialog konstruktiv, duhet treguar vullnet nga të dyja palët dhe se ndryshimi është i mundur vetëm përmes dialogut./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close