Kotzias “hedh dritë” mbi negociatat me Bushatin: Ja ku ngecën

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka zbardhur negociatat që janë bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar dhe për ligjin e luftës.Edhe pse, as ai dhe as Bushati nuk janë më ministra, ata do të takohen sërish më 16 mars.Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë një interviste, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi:“Këtë çështje e kishim si pjesë të një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhej. Kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE-të, që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty”.“Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias.Sipas Kotziasit, ai u largua nga Rama dhe “ne të dy, që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në Ministritë tona”.“Por, më lejoni t’iu them një lajm. Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut do të zhvillojë një seminar, mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias./ZgjohuShqiptar.info

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Ο πρώην υπουργός εξωτερικών και επικεφαλής της κίνησης ΠΡΑΤΤΩ, Νίκος Κοτζιάς στην εκπομπή " Παιχνίδια εξουσίας" με τον Βασίλη Σκουρή και την Αγγελική ΣπανούPubliée par news247.gr sur Lundi 21 janvier 2019

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close