Dialogu Serbi-Kosovë/ Thaçi: Pas marrëveshjes, Kosova me ambasadë edhe në Rusi

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, ku ka folur për dialogun me Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB. Thaçi ka thënë se pasi të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Kosova do të ketë ambasadën e saj edhe në Moskë.

Do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është absolutisht e domosdoshme. Nuk duhet të ketë kurrë më luftë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Në gjithë rajonin duhet të mbizotërojë paqja. Ne duam të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo një të përkohshme. Pas kësaj marrëveshjeje, Kosova së shpejti do të ketë një ambasadë në Moskë.

Hashim Thaçi, president i Kosovës/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close