Shqiptarja në garë për ta përfaqësuar Australinë në Eurovision

Vitin e kaluar tre shqiptarë janë ngjitur në skenën e madhe të Eurovisionit, duke përfaqësuar tre shtete të ndryshme.

Edhe këtë vit këngëtarja Jonida Maliqi e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision në Izrael, mund të mos jetë shqiptarja e vetme që do të ngjitet në këtë skenë.

Këngëtarja Tania Doko, e cila me origjinë është nga Pogradeci i Shqipërisë, ka hyrë në garën e ngushtë për ta përfaqësuar Australinë në Eurovision, shkruan Magazina.al

Televizioni publik australian SBS, ka publikuar listën e pesë këngëtarëve të cilët janë në garë për ta përfaqësuar kontinentin në Eurovision, e në mesin e tyre është edhe shqiptarja 41-vjeçare, Tania Doko, e cila gëzon një famë të madhe në Australi.

“Kjo është një nga ato të paplanifikuarat, nuk e kam parë këtë kapitull të vogël në karrierën time që po e përqafoj me një aventurë dhe eksitim. E qershia mbi tortë e kësaj eksperience është se po garoj me një këngë që e kam punuar vet”, ka thënë këngëtarja, transmeton Magazina.al

Çelnik Doko, babai i Tanias, është me origjinë nga Pogradeci, ai ka 57 vjet që është larguar nga Shqipëria në drejtim të Australisë, pasi ishte një ish i dënuar politik./KultPlus.com/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close