Nga punëtor krahu në Operën Mbretërore të Suedisë, kjo është historia e suksesit e tenorit shqiptar (FOTO/VIDEO)

Shumë shqiptarë nëpër botë kanë arritur të bëhen të suksesshëm dhe të na përfaqësojnë denjësisht. Njëri prej tyre është edhe Andrea Nasto, një shqiptar i cili shkoi në Greqi në moshën 18-vjeçari.Sot ai është tenor i Shtëpisë së Operës Mbretërore në Stocholm. Jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë kaq e thjeshtë. Sapo mbërriti në Greqi ai kishte përfunduar shkollën e muzikës për kanto dhe u diplomua në Athinë në Konservatorin e muzikës.Gjatë kësaj kohe atij i është dashur të punojë shumë, që nga transporti, kamarieri, kopshtari, apo punonjësi i karburantit. Andrea sot 46 vjeç, ka treguar se flinte vetëm 2-orë në ditë, kthehej në shtëpi natën vonë dhe studionte. Ndonjëherë gjatë kohës kur punonte si kamarier, këndonte për të ftuarit në restorant.Nasto ka punuar me me orë të shkurtuara në Greqi, ndërsa më pas hodhi sytë jashtë për të parë një mundësi më të mirë. Pas shumë përpjekjesh, ai arriti të bëhej pjesë e Shtëpisë së Operës Mbretërore në Stocholm.Andrea shprehet:

Ajo që bëj më mbush jetën dhe shpirtin. Ndjenja pozitive më pushtojnë kur këndoj. Unë besoj tek vetja ime edhe pse kam patur shumë dështime, por është njerëzore dhe e bukur të jetosh me vuajtjet e tua. Askush nuk e di ku të con fati, ndaj provoni. Unë do të këmbëngul deri sa të vdes, sepse besoj se kur këmbëngul, në një moment do të ndodhë ajo që dëshiron.

Andrea Nasto këndon gjithashtu në hollin e hotelit Britania e Madhe, derisa të vijë vera dhe të performojë në operan mbretërore të Suedisë.Andrea Nasto këndon gjithashtu në hollin e hotelit Britania e Madhe, derisa të vijë vera dhe të performojë në operan mbretërore të Suedisë./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close