Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vuçiç: Gati për bashkëpunim me Prishtinën kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë për të luftuar koronavirusin.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiç shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një deklaratë të Presidencës së Serbisë, të cilën e përcjell Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë.

Beogradi është i vendosur t`i ndihmojë serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vucic. Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric bëri të ditur se 27 persona nga zonat serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën. Mësohet se Vucic dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Back to top button