Një deputet me “akademi” shoferash! Komedia e diplomave s’ka fund

Pas protestës studentore që arriti kulmin në fund të vitit të kaluar, tema e diplomave dhe doktoraturave të politikanëve është bërë shumë e prekshme.

Rasti më komik është deputeti Sadri Abazi. Në CV e tij shkruhet që ai është diplomuar nga Akademia IRU, në Gjenevë, në vitin 2002.

Por nëse futesh në faqen online të kësaj akademie, aty shikon se në fakt programet e saj janë kurse trajnimi për shoferët e kamionëve. IRU në fakt është shkurtim për “Interneishënëll Roud Junion”. Që do të thotë Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve.

Ky union paska edhe atë degë të vetën që quhet akademi dhe që shkruhet ‘Akademia IRU’.

Akademia IRU, trajnon me mijëra shoferë dhe operatorë transporti çdo vit për të pasur një siguri më të madhe në rrugë dhe efincensë të qëndrueshme”.

Deputeti Abazi ka bërë vetëm një kurs shoferash në Gjenevë, dhe jo shkollë të lartë.

Ilir Ndraxhi është një deputet që në CV e tij deklaron se 10 vitet e para të punës, ai ka qenë një shofer i thjeshtë. Më pas është bërë biznesmen.

Ai shkruan se ka arsim të lartë si inxhinier pyjesh, por mesa duket këtë shkollë e ka bërë vetëm pasi i ka hyrë rrugës së politikës. Sepse një person me diplomë në inxhinieri nuk do të punonte 10 vite si shofer i parkut të mallrave./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close