‘Air Albania’: Kryediplomati holandez komenton nga Tirana ‘8 pyetjet’

Ministri i Jashtëm Holandës, një prej vendeve më skeptike për kushtet e plotësuara nga Shqipëria në rrugën drejt hapjes së negociatave, tha nga Tirana se Amsterdami mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Por ai nuk tha nëse vendi i tij do jetë pro hapjes së negociatave.

Stef Blok, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun Ditmir Bushati, tha se: “Holanda është e angazhuar dhe e përkushtuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shteti ligjor dhe demokracia qëndrojnë si vlera themelore të BE-së dhe ne shikojmë se qeveria e Shqipërisë është fuqimisht e dedikuar në këtë fushë dhe po kryen hapa seriozë.”

Ai tha se Holanda dhe Shqipëria po punonin sëbashku edhe për të luftuar migrimin e paligjshëm në BE dhe dekurajimin e shqiptarëve për të kërkuar azil në këto shtete.

Blok tha se raporti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në reformat e kërkuara para hapjes së negociatave do të jetë vendimtar për votën e Holandës në Qershorin e vitit 2019.

“Pa pasur këtë raport në dorë nuk mund të them asgjë për qëndrimin tonë përfundimtar”, tha ai. “Ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Të njëjtin mesazh u kam dhënë edhe vendeve të tjera aspiruese”, tha ai.

Sa i takon 8 pyetjeve që deputeti holandez, Dieter Omtzigt, i ka drejtuar Blok lidhur me dyshimet mbi tenderin e aeroportit të Vlorës dhe Air Albania, Blok u shpreh se në traditën parlamentare holandeze, pyetjet janë pjesë e procesit dhe se të gjithë deputetët ngrenë pyetje të vazhdueshme dhe se nuk bëhet vetëm për ndonjë rast specifik.

Më konkretisht për 8 pyetjet mbi qeverinë shqiptare ai është shprehur se janë njohur së fundmi me këto pyetje dhe se ensde nuk i kanë shqyrtuar dhe në momentin që do të vihen në kontakt dhe të kenë një përgjigje për secilën, do t’i bëjnë publike.

Pyetjet e deputetit holandez

A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkowska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
A e dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?
Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?
A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
Si e shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)? A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?
Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?
A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?
A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close