Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Përfitimet dhe lehtësimet që do i sjellë vendosja e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Nga dita e sotme, Dogana e Kosovës është bërë me zyre në Portin e Durrësit, vendim ky që ishte marrë në takimin e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, muaj më parë.

E fillimi i punës së doganës së Kosovës në këtë port po shihet të jetë një hap lehtësues për komunitetin e biznesit të Kosovës.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha thotë se me hapjen e kësaj zyre do të ketë lehtësira të shumë në procedurat e importit të mallrave që bëhet përmes këtij porti.

Në një prononcim për Indeksonline, Berisha thotë se me vendosjen e doganës së Kosovës në Durrës do të zvogëlohet kostoja e shpenzimeve të bizneseve deri në 2 milionë euro në baza vjetore.

“Me hapjen e kësaj zyre do të bëhet eliminimi i dyfishtë i kontrolleve doganore dhe i dokumentacionit që kërkohet, përderisa do të ketë vetëm një dokument nga dogana e Kosovës në portin e Durrësit dhe aksentët doganor nga Kosova do ta bëjnë deklarimin e transitit në online dhe dërgesat do të fillojnë nga Durrësi deri tek terminali i brendshëm në Kosovë, pastaj aty do të bëhen procedurat e ndryshme. Kjo komunitetit të biznesit do t’i ndihmojë edhe në aspektin e kohës sepse do ia shkurtojë kohën por edhe në zvogëlimin e kostos financiare, për arsye se diku 50 deri në 70 euro është dashur të paguhet një deklaratë e transitit në Shqipëri, tashmë atë kosto nuk e kanë. Nëse e marrim në baza vjetore, është diku që bizneset do të kenë rreth 2 milionë euro që do të kenë kosto më të ulët bizneset kosovare”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, nga kjo do të përfiton edhe Dogana e Kosovës në shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve të sakta të zhvillimit të ekonomisë joformale dhe të evazionit fiskal.

Edhe kryetari i Odës Ekomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një prononcim për Indeksonline ka thënë do të ketë lehtësira të shumta të mallrave që importohen nga kjo pikë detare.

Megjithatë, sipas tij hapja e kësaj zyre nuk do ndikojë në rritjen e importit të mallrave, duke thënë se ky port nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar rritjen e importit të mallrave, e po ashtu ka probleme me aspektin e sigurisë.

“Normalisht që e rrit atraktivitetin sepse e bën më të lehtë, por Porti i Durrësit nuk e di sa ka mundësi që të përballojë rritjen, për shkak se edhe me kapacitete të tashme ka probleme që të përballojë importin e mallrave e sidomos ka probleme me aspektet e sigurisë dhe kjo mbetet ende njëri ndër shqetësimet e mëdha. Pra, çdo rritje e importit në këtë pikë do të ballafaqohet me probleme për shkak të kapacitetit të këtij porti, sidomos duke pasur parasysh problemet me sigurinë”, ka thënë Rukiqi.

Ndryshe, në ceremoninë e mbajtur sot të fillimit të punës së kësaj dogane në Portin e Durrësit mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se ky është vetëm fillimi për një doganë të përbashkët Shqipëri- Kosovë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button