Lutfi Haziri: Ja cilat janë pjesët e Kosovës që synon t’i marrë Serbia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për negociatat e radhës mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që supozohet se do të çojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se një prej çështjeve thelbësore të diskutimit do të jetë kufiri mes dy vendeve.

Sipas Hazirit, Kosova do të mbetet në kufijtë e vitit 1956.

Megjithatë, ai ka thënë se “çështja e Mitrovicës nuk diskutohet… e qytetit të Mitrovicës”, është shprehur ai.

“Mitrovica, me Zveçan, është jashtë çdo diskutimi”, ka shtuar Haziri në T7.

Ai ka thënë se Kosova nuk do t’i pranojë “parimet e lumenjve e të vargmaleve për kufijtë”.

Haziri ka thënë se Serbia synon ta marrë lumin Ibër dhe lumin Morava.

Kjo, sipas tij, i bie që Serbia të afrohet “një kilometër në vijë ajrore në kufi me Gjilanin”/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close