Konflikti mes Serbisë e Maqedonisë për qenin që Rugova e quante autokton, “Qeni Ilir Shqiptar”

Presidenti historik Ibrahim Rugaova kishe botuar një shkrim në vitin 2004, për qenin e Sharrit që ai e quante Qeni Mollos Ilir, shkruan Gazeta Metro

Ky qen ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh. Ai e përdorte për ushtrinë e tij. Gruaja e dajlit të Rugovës Mendimit, Blerina Kllokoqit ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke treguar, se për qenin ilir, kur është bërë ndarja e pasurisë së ish Jugosllavisë ka qenë një konflikt mes Serbisë dhe Maqedonisë për pronësi dhe Presidenti historik në atë kohë kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të saj:

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova qenin e sharrit e quante Qeni Mollos Ilir. Qeni Mollos Ilir sipas përshkrimit që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova i kishte bërë në një botim të tij në vitin 2004 me titull “Qeni Ilir Shqiptar” ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh. Ai e përdorte për ushtrinë e tij. Është një qen shumë besnik ndaj pronarit të vet dhe e ruan bagëtinë me besnikëri nga sulmuesit.

Në vitin 1995 kur është bërë ndarja e pasurisë së ish Jugosllavisë ka qenë një konflikt mes Serbisë dhe Maqedonisë për pronësi dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në atë kohë kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.

Njëkohësisht Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kerkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që të regjistrohet si qen autokton i Kosovës.
Në vitin 2012 një delegacion nga Kosova i deleguar nga z. Dardan Gashi ministër i mjedisit në atë kohë kishte marr pjesë në takimin e Federates së Kenologëve në Gjermani ku e ka prezentuar si qen autokton të Kosovës./gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close