Gjuha shqipe në Maqedoni tërbon antishqiptarët, Ivanov me tone të forta

Futja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni duket se nuk është pritur mirë nga presidenti maqedonas Ivanov.
Në një reagim të tijin, Ivanov ka sulmuar koalicionin qeveritar LSDM-BDI duke thënë se tregoi mbrëmë fytyrën e vërtetë me publikimin e ligjit për gjuhët dhe ratifikimin e Traktatit të Prespës në Gazetën Zyrtare.

Publikimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Traktatit të Prespës në Gazetën Zyrtare pa dekretim nga Presidenti, është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe është bazë për ndjekje penale“, thotë Ivanov.
Presidenti Ivanov gjithashtu ka ngritur edhe një pyetje për ndërkombëtarët.
“Dua të pyes përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështesin këtë koalicion qeveritar dhe dalin e mbështesin këtë mënyrë të të bërit ligje dhe këto precedentë që sjellin pasoja të paparashikueshme dhe dëme në sundimin e ligjit, a zbatohen precedentë të tillë në vendet e tyre”? /ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close