Ngjarja që ndërgjegjësoi botën për atë që po ndodhte në Kosovë

Kosova përkujton sot viktimat e masakrës së Reçakut, më e rënda e kryer nga forcat serbe mbi popullsinë shqiptare të Kosovës. Njëzet vjet më parë, në fshatin Reçak, formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pamjet e masakrës u transmetuan nga pjesa më e madhe e mediave botërore, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar. Kjo u pasua me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit në pak javë.Në ceremoninë përkujtimore që u mbajt sot në Reçak ishin të pranishëm krerët e shtetit të Kosovës. Kryeministri Ramush Hardinaj tha gjaku dhe mundi i të vrarëve nuk ka humbur.“Sot është dite respekti dhe nderimi për të gjithë të rënët në Reçak, janë qytetarë të Kosovës, civilë, familjarë njerëz që në shtëpitë e tyre janë vrarë në mënyrën më mizore. Mundi, gjaku, vuajtjet e popullit tonë nuk kanë me humbur, as nuk kanë me u zhbë, Kosova e 17 Shkurtit është e paprekshme”, tha Haradinaj.Ndërsa kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se drejtësia është aq e vonuar sa ende nuk ka filluar. Sipas tij, për këtë masakër nuk është gjykuar asnjë polic apo ushtarak serb.“Edhe sot e kësaj dite as drejtësia vendore, as ajo ndërkombëtare nuk kanë vepruar për t’i vënë prapa hekurave ata kriminelë të cilët goditën në mënyrën më mizore popullsinë civile të pambrojtur dhe të paarmatosur”, shtoi Kurti.Presidenti Hashim Thaçi e kujtoi 15 janarin e 20 viteve më parë si ngjarjen e rëndë që vuri në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare.“Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi. (TemA TV)/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close