Kryetari i Miqve të Amerikës thërret qytetarët “Bojkotoni prodhimet serbe”, nëse pezullohet taksa

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pas kërkesës së SHBA-së për suspendim të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ta ndihmojnë qeverinë dhe kryeministrin me bojkotimin e produkteve serbe.

“Apeloj që menjëherë të fillohet sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës”, ka shkruar Rexhepi.

Postimi i Rexhepit në Facebook:

Ta ndihmojmë kryeministrin e Qeverinë.

Pas kërkesës së SHBA që të pezullohet menjëherë taksa për produktet e Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës, apeloj te Kryeministri Haradinaj e Qeveria që ai e udhëheqë që ta miratojn këtë propozim/kërkesë të aleatit tonë strategjik SHBA, POR apeloj që menjëherë të fillohët sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës. Do propozoja që qytetarët jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, por do I ftoja edhe bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë e veprojnë të solidarizohen me këtë iniciativë -mosblerjen e këtyre produkteve. Miq nëse I keni përcjellë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë produktet Serbe do të silleshin shumë shpejt në Kosovë nëpërmes shteteve që do t’ua lejonin eksportimin e prodhimeve Serbe tek ato vende me 0% taksë, ku besoj që me një ripaketim apo me shenim në ambalazh një origjine tjetër prodhuese këto prodhime do ti kishim në tregun e Kosovës. Poashtu, këto prodhime edhe nëpërmes tregut të zi sillen e do të silleshin në Kosovë. Andaj shumë besoj që bojkoti qytetar ka efekte edhe më të mëdha sesa taksa 100%, në kuptim shumdimenzional. Bojkoti qytetar i yni ndaj prodhimeve të tyre në aspekt ekonomik e politik në staza afatgjata, për Serbinë e Bosnjën do të kishte efekte negative shumë të mëdha jo vetëm në të hyra materiale por edhe në efekte tjera zingjirore… Kështu Kryeministri e Qeveria do ti realizonin objektivat e tyre politike edhe pa taksën 100%, dhe do fitonin shumë poena politik karshi SHBA. Kryeministër Haradinaj ju lumtë për qëndrushmërinë e treguar ngase jam I vetëdijshëm për presionin/et që i keni pasë./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close