Serbo-malazezët në Shkodër kërkojnë 7 janarin festë zyrtare

Krishtlindja ortodokse e ritit sllav është festuar edhe në kishën e fshatit Vrakë, në Shkodër. Fshati banohet nga minoriteti serbo-malazez dhe meshën për banorët e zonës e ka drejtuar një klerik i dërguar nga kisha serbe në Malin e Zi.

Predrag Sçepanoviç dha mesazhe paqeje dhe bekimi për të gjitha vendet ku jetojnë pjesëtarët e këtij komuniteti.

Pavlo Janko, kryetar i Shoqatës së Pakicave serbo-malazeze në Shkodër, u shpreh se kjo është një festë tepër e rëndësishme dhe se është bërë kërkesë që të njihet si ditë zyrtare pushimi nga shteti shqiptar.

“Në Shqipëri, një nga vendet që siç e dini ka shumë festa kombëtare, derisa ka edhe festë ballokumesh, që nuk e di mirë shtrirjen dhe gjerësinë e saj, duke pasur parasysh që Krishtlindja është një festë e madhe në rruzullin tokësor, mendoj se edhe ne duhet të kemi të drejtë”, tha Pavlo Janko.

Më herët në këtë zonë është vendosur një monument përkujtimor për ushtarët malazezë dhe serbë të vrarë në rrethimin e Shkodrës. Skandalin e denoncoi pak ditë më parë në emisionin “Gjurmë shqiptare”, gazetari Marin Mema.

Në lidhje me këtë përmendore, Pavlo Janko tha se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por një rikonstruksion i rrënojave, ndonëse më parë aty nuk ka ekzistuar një e tillë.

“Aty është një restaurim, gjë që nuk ka nevojë për kurrgjë, por vetëm një paragraf, sipas të cilit ‘restaurimi realizohet me shpenzimet e familjarit’. Është vendosur gjatë luftës dhe në momentin që ka pasur luftë, ai ka pasur të drejtën ta vendosë ku të dojë. S’ka pasur leje ndërtimi në 1912-n për të shkuar t’i marrë leje dikujt. Ai është aty ku ka qenë i shkatërruar tjetri”, tha Pavlo Janko.

Në vitin 1912, ushtria e Malit tëZzi rrethoi qytetin e Shkodrës për ta pushtuar. Mes shqiptarëve në qytet dhe vullnetarëve të ardhur nga shumë zona të Shqipërisë, që ndodhej ende nën pushtimin turk, por edhe forcat e ushtrisë turke që po shpërbëhej, kanë luftuar.

Por, Shkodra u pushtua edhe disa muaj më vonë. Ishte kërcënimi i perandorisë Austro-Hungareze, ajo që detyroi ushtrinë serbo-malazeze të ikte brenda një dite nga qyteti, që mbeti pjesë e shtetit të ri shqiptar./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close