Ndizet debati, Rama – Metës: Shqiptari i Kosovës, 1000 herë më i ditur se ty

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë me Presidentin Ilir Meta.

Debati i nisur në rrjetet sociale për mosdekretimin e Gent Cakajt duket se ka shkuar larg.

Pasi iu përgjigj Edita Tahirit, këtë radhë Rama shkruan se Presidenti po merret me fjalë si Dëshmitari X.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…

Oh çfarë marre! Ilir Meta me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu” – shkruan Edi Rama në Twitter.

Ky reagim vjen pasi Ilir Meta, po në rrjetet sociale, tha se integriteti dhe pavarësia e Kosovës janë të padiskutueshme për aq kohë sa ai do të jetë në detyrë./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close