Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rekomandimi i Guvernatorit Sejko: Mos konvertoni valutë, në situata paniku ju sjellin humbje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko rekomandon dhe këshillin qoftë bizneset apo qytetarët që në këtë periudhë krize, të mos bëjnë këmbime valutore.

Në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, Sejko tha se në periudha të tilla, kursi i këmbimit është i paparashikueshëm.

Sipas Guvernatorit, transaksionet financiare apo konvertimet e valutave një situatë paniku sjellin humbje.

Gent Sejko: Në parim, në çdo moment krizë, çdo sjellje apo transaksione të caktuara për të këmbyer nga një monedhë tek tjetra në momente paniku përgjithësisht është vërtetuar që shkakton humbje në bilancet qoftë të bizneseve qoftë të qytetarëve. Transaksionet financiare rekomandohet të bëhen në funksion të nevojave që kanë bizneset për aktivitet dhe në një situatë të qetë financiare dhe ekonomike. Përgjithësisht transaksionet financiare, këmbimet, konvertimet nga lekë në euro nga euro në lek, ose në dollarë në një situatë paniku kanë rezultuar që të shkakton humbje, pasi situata ka kthyer. Psh., shumë njerëz në ditët e pikut të zhvlerësimit të lekut filluan të këmbenin dhe na pyesnin si do të shkojë, Për një moment edhe ne vetëm mendonim që do të kishte një zhvlerësim të mëtejshëm atë javë. Ndërkohë në momentin e pikut ktheu kursi dhe ra. Pra është i paparashikueshëm.

Back to top button