Ushtria e Kosovës prodhon debat, Analistët: Ballkani, linjë fronti mes SHBA-së dhe Rusisë

Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Uashingtonit pro ushtrisë, dhe në këtë linjë Serbia është parë si rrezik dhe SHBA-të si rikthyese në Ballkan.
Analisti politiko ushtarak, Aleksandar Radiç shprehet se është normale mbështetja ndaj ushtrisë së Kosovës, pasi shtetet perëndimore duan largimin e KFOR-it dhe një marrëdhënie normale mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Nga të gjithë ne është pritur të zgjidhim probleme të mëdha siç janë marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, duke marrë parasysh edhe problemet e mëdha ekonomike, institucione jo të qëndrueshme, dhe nuk është bërë shumë për t’u dhënë kurajo këtyre vendeve deri më tani.”
Ata që janë kundër ideve të SHBA-së thonë se zgjidhja e kompromisit nuk duket asgjëkundi. Ballkani sipas tyre është linjë fronti, dhe paqja do arrihej vetëm nëse Kosova kthehet në Serbi dhe shqiptarët qëndrojnë si partner.
“Situata nuk ka ndryshuar shumë dhe ky vit është i rrezikshëm, pasi Perëndimi po bën presion ndaj Rusisë dhe do ta vazhdoj atë. Dhe shoh tensionim të situatës në përgjithësi. Shpresoj që kjo do ta anashkalojë Ballkanin, por kam dyshime deri tek konfliktet e armatosura”, thotë Stevan Gajic, nga Instituti për Studime Evropiane.
Serbia megjithatë duhet thënë se ka kërkuar paqe dhe kompromisin e ka politikë zyrtare. Ndërkohë, afërsinë me Rusinë shume shtete e shohin si pengesë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button