Pacolli i përgjigjet Spanjës: Harrojeni! Do marrim pjesë në samit me flamurin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka reaguar kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy i cili është shprehur se nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo ndonjë samit ku Kosova është prezente me shenjë të shtetësisë së saj.
Pacolli ka thënë se pavarësisht tendencave për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo për të përjashtuar simbole shtetërore, Kosova do të merr pjesë në këtë samit.
Pacolli shkruan: “ Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin”, ka thënë Pacolli.
Postimi i plotë i ministrit Pacolli
” Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën. Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin.
Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë nëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë.
Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perëndimor.Kosova do të marrë pjese sikurse të gjitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu!
Ua kam thënë homologëve të mi europian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetëm që po e ngadalëson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depërtojnë tek ne “, ka shkruar Pacolli./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button