Fruthi “pushton” Serbinë, Presheva pa spital. Shqiptarët atje të lënë në mjerim… (VIDEO)

Epidemia e fruthit është përhapur me ritme të shpejta në Serbi, duke prekur edhe zonën e Preshevës, e banuar me shqiptarë. Në mungesë të një spitali, shtëpia e shëndetit është mbipopulluar nga banorët, por autoritetet kanë deklaruar se kanë marrë masa për t’i bërë ballë fluksit.
Epidemia e fruthit ka përfshirë Serbinë. Mijëra njerëz vuajnë nga sëmundja dhe ndër to gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të tyre në jug të Serbisë. Shqiptarët e Preshevës ndodhen në zonë kufitare nga të dyja anët dhe është shpallur si zonë e prekur.
Driton Salihu, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Preshevë: “Epidemia e fruthit në zonën e Preshevës është shpallur zyrtarisht më datë 6 Mars nga Instituti i Shëndetit Publik”.
Në nivelin e Serbisë janë infektuar rreth 4 mijë persona. Ministria ka bërë apel tek qytetarët që të ndjekin udhëzimet për vakcionim. Shumë prej tyre hamenden nëse duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Desaret Murati, mjek: “Vaksinimi tani për tani tek të rriturit nuk aplikohet, por aplikohet vetëm te fëmijët e vegjël”.
Presheva nuk ka spital, por një qendër të mjekësisë familjare, ku mund të shtrihen pacientët e prekur. Autoritet thonë se kanë marrë masa për t’u përballur me epideminë.
Driton Salihu, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Preshevë: “Shtëpia e Shëndetit në Preshevë ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e ngarkesës nga kjo sëmundje. Në radhë të parë higjena, pastaj mbrojtjen e personelit tonë mjekësor nga kjo sëmundje. Si dhe kemi formuar ekipe speciale, të cilat kontrollojnë familjarët e atyre që tashmë janë prekur nga kjo sëmundje”.
Në Serbi kanë vdekur dhjetëra njerëz si pasojë e kësaj epidemie dhe rastet e infeksionit vazhdojnë çdo ditë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button