A gjendet mishi i prishur me burim nga Belgjika edhe në Shqipëri?

Deri më tani skandalin e mishit të prishur belg e ka trajtuar vetëm Kosova. Gjithsesi, ai është kundërshtuar nga zyrtarët e Kosovës dhe Belgjikës, por media kosovare dhe ajo belge kanë shkuar shumë afër gjetjes së burimit të informacionit.
Në orët e fundit, ky skandal i përmasave të mëdha po trajtohet sërish në mediat belge dhe ato kosovare. Bëhet fjalë për eksportin e një sasie të madhe mishi të skaduar nga Belgjika në Kosovë.
Në muajin Gusht të vitit të shkuar, plot 20 tonë mish u konfiskua nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë pasi kishte thuajse një muaj që kishte skaduar.
“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.
Kompania “Vanlommel” reagoi dhe tha se bëhej fjalë për një gabim njerëzor, dhe se nuk kishte synim shitjen e mishit të prishur.
Por sipas asaj që shkruajnë mediet belge, sasi të mishit të prishur kanë mbërritur edhe në kufirin shqiptar, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën sasi që u sekuestrua nga Kosova apo për ngarkesë tjetër. Kjo mbetet për t’u verifikuar në orët në vazhdim, gjithsesi paralajmërimi është shumë shqetësues./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button