Skema/ Ja sa para paguajnë shqiptarët për pasaporta fallco për të ikur në SHBA e Kanada!

Ditën e sotme të gjitha strukturat e policisë kanë nisur një aksion i cili është shtrirë në disa qytete të vendit, për të goditur një organizatë kriminale.
Organizata dërgonte emigrantë me pasaporta fallco të BE-së drejt Kanadasë e SHBA-së dhe një pasaportë mësohet se kushtonte 15 deri në 20 mijë euro.
Pasi dublikonte pasaportat, vidhnin identitetet dhe më pas vendosnin fotot e personave që interesoheshin për të ikur në SHBA apo edhe Kanada. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se operacioni ka nisur prej më shumë se një viti më parë, ndërsa përveç policisë shqiptare, aksioni u asistua edhe nga oficerë të SHBA-së.
Aksioni është shtrirë në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë dhe deri më tani mësohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, mes tyre zyrtarë dhe policë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button