Seferi shpallet kampion, “shkatërron” në dy raunde kampionin hungarez (Video)

Arena e boksit një natë më parë u pushtua nga fitorja e boksierit shqiptar që ka arritur një fitore të madhe ndaj një boksieri të njohur në arenën ndërkombëtare. Ai është Sefer Seferi ka marrë një fitore në boksin profesionist, ku përballë kishte hungarezin, Lazlo Hubert.Seferi ka arritur që me disa goditje të fuqishme të nokautojë kundërshtarin hungarez në raundin e dytë në Vjenë të Austrisë. Për boksierin shqiptar nga Gostivari ky ishte dueli i 23-të në boksin profesional dhe deri më tani ka shënuar njëzet e një fitore një humbje dhe një barazim. Sefer Seferi është vëllai i boksierit të mirënjohur, i njohur me nofkën “Tyson shqiptar”, Nuri Seferit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button