Rusia: Amerikanët të spjegojnë se si e morën Kosovën me bomba dhe raketa

Reagime të reja vijnë nga Rusia pas përkrahjes amerikane ndaj shtetit të Kosovës, e sidomos pas deklaratave të Ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, në Beograd e Prishtinë, deklarata këto që haptaz shprehën përkrahjen ndaj shtetndërtimit të Kosovës dhe formimit të Ushtrisë.
Senatori rus, Alexei Pushkov, shkruan sot në rrjetin social, Twitter, se SHBA-ja në vend që të merren me Krimenë dhe me çështje të tjera duhet të shpjegojë njëherë se si e morën Kosovën nga Serbia, siç tha ai, me bomba e raketa dhe pa referendum.
“Kisha sugjeruar Departamentit të Shtetit Amerikan, që në vend që të merren me Krimenë, të shpjegojnë çështjen se si morën Kosovën nga Serbia me bomba e raketa, dhe atë pa asnjë referendum” shkruan Pushkov.
“Krimea ka qenë Rusi në një kohë që Amerika as nuk ka ekzistuar” shkruan tutje Pushkov në Twitter.
Ndryshe, këto nuk janë deklaratat e para të këtij zyrtari rus, i cili më 2014 kishte vendosur një paralele tjetër me situatës në Krime dhe luftës së Kosovës, ku kishtë deklaruar se populli i kësaj krahine ka të drejtë të vendosë për veten ashtu siç kishte bërë populli i Kosovës më herët./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button