Paketa e zgjerimit/ Javë vendimtare e dialogut Shqipëri-Bruksel

Më 17 prill, Komisioni Europian do të publikojë ‘paketën e zgjerimit “, e cila, sipas burimeve nga BE, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandimeve në Këshillin Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton ANSA.
Pikërisht lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të martën më 20 mars në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli.
“Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, deklaron eurodeputeti David Sassoli, duke shtuar se “vitet e fundit, ajo është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë”.
Ky takimi parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit, ku negociatorët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars. Dhe fjala e fundit do të jetë për 28 vendet anëtare të BE.
Kushti i fundit që duhet të plotësojë Tirana është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, e cila përfshin procesin e verifikimit të përbërjes së organit gjyqësor në vend./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button