Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës mund të bëhet këshilltar i Trump

John Bolton njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, shpalljen e të cilës në mënyrë të njëanshme në shkurtin e vitit 2008 e pati cilësuar si akt të papranueshëm dhe që do të dëmtonte rëndë stabilitetin e rajonit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur të zëvendësojë këshilltarin për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, me ish-ambasadorin në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
Trump pritet ta bëjë të ditur këtë vendim sapo të ketë gjetur një pozitë të denjë për t’ia dhënë McMaster, që mbetet gjeneral në detyrë. Ky vendim i presidentit të Amerikës vjen pas një kohe mospajtimesh me gjeneralin në çështje kyçe, si ato me Korenë Veriore, Iranin dhe Rusinë.
Por ky vendim mund të përcillet me reagime të ashpra nga njëohësit e kësaj sfere, të cilët e shohin Bolton si njeri krejt të padenjë për të marrë këtë detyrë, duke ironizuar se madje edhe mustaqet e tij janë më kompetente për ta kryer këtë punë, se vet ai.
John Bolton njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, shpalljen e të cilës në mënyrë të njëanshme në shkurtin e vitit 2008 e pati cilësuar si akt të papranueshëm dhe që do të dëmtonte rëndë stabilitetin e rajonit.
Ndërsa në një intervistë të dhënë po ato ditë për mediumin rus “Russia Today”, të sjellë në shqip nga “Klan Kosova”, ai deklaron se beson që Kosova mund të jetë çerdhe e radikalizmit islamik dhe terrorizmit në Europë, duke kërkuar që çështja të zgjidhet me negociata”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button