Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Thirrjet anti-shqiptare, Policia e Vlorës: Disa grekë e shqiptarë, nën hetim

Vlorë, 13 gusht 2013, ZSH- Policia e Vlorës beri të ditur sot se ka nisur procedurat hetimore për anëtarët e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, që bënë thirrje anti-shqiptare në datën 11 gusht në Himarë. Në një njoftim, Policia e Vlorës shprehet se materialet hetimore në ngarkim të disa qytetarëve greke dhe shqiptarë, i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” .

“Nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë Qarku Vlorë janë kryer te gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë, në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grekë për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Vendimi i policisë ka lidhje me homazhet përkujtimore për tre vjetorin e vdekjes aksidentale të Aristotel Gumës, i cili sipas pretendimeve të përfaqësuesve të “Agimit të Artë” është vrarë për motive etnike. Në ceremoni, drejtuesit e “Agimit të Artë” kanë deklarua se do të luftojnë për çlirimin e Vorio Epirit.

Ngjarja shkaktoi reagime në opinionin publik, pasi pati dhe tensione me pjesëmarrësve në ceremoni dhe medieve që kërkonin pasqyrimin e ngjarjes. Një ditë më parë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet akuzoi policinë se nuk ka marrë masa për ndalimin e këtij aktiviteti ku ka pasur thirrje anti-shqiptare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button