FMN: 2.6 miliardë euro jashtë sistemit bankar në Shqipëri

Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri kap vlerën e 2.6 miliardë eurove.
Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kjo vlerë është sa 17 % e prodhimit të brendshëm kombëtar.
“Një ekonomi me informalitet të lartë, ku sipas disa vlerësimeve është në nivelin 40% të GDP, mbështet preferencën e popullsisë për të mbajtur Cash, para jashtë sistemit bankar” – thotë studimi cituar nga ResPublica.
FMN shprehet se nga viti në vit tendenca është shfaqur në rënie, duke marrë shkasë edhe nga formalizimi i ekonomisë.
Informaliteti që në këtë rast llogaritet në 40% të GDP-së nuk specifikohet ku është i përqëndruar, për të kuptuar se nga gjenerohen këto para.
Sipass FMN, Shqipëria mban vendin e parë mes 10 ekonomive të Ballkanit për qarkullimin më të lartë të parasë jashtë sistemit bankar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button