Dogana e Shqipërisë dhe e Kosovës bashkohen në prill

Në fillim të prillit, në pikën kufitare Vërmicë- Morinë, Dogana e Kosovës me atë të Shqipërisë do të bëhen me një administratë të vetme.Ajo e Kosovës do të kalojë tek e Shqipërisë. Ky bashkim po bëhet për t’i lehtësuar procedurat në doganat e këtyre dy vendeve, raporton KTV.

Sipas këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Rafuna, procedurat për këtë bashkim kanë përfunduar.

Edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës e mbështesin këtë ide, por thonë që për këtë duhet bashkëpunim i të dyja palëve, jo vetëm angazhimi i Kosovës.Pasi Bashkimi Evropian deklaroi se nuk duhet të ketë vetëm një pikë kontrolli për qytetarët, vitin e kaluar ish-kryeministri kosovar Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ranë dakord që të vendosin policët e të dyja vendeve në një kabinë së bashku. Kjo, megjithatë, ende nuk ka ndodhur. Pika kufitare në Vërmicë është ndër më të frekuentuarat, në veçanti në fundjavë dhe gjatë stinës së verës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button