Behgjet Pacolli i përgjigjet Spanjës për kërcënimin e pjesmarrjes në Samitin e Sofjes

Spanja ka kërcënuar se nëse Kosova merr pjesë në Samitin e BE-së në Sofje, atëherë përfaqësuesit spanjollë nuk do të jenë pjesëmarrës. Kjo pasi shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Madje veç kësaj u tha gjithashtu edhe që Spanja do të tentojë që të paktën ta ndalojë prezantimin e Kosovës me simbolet shtetërore.
Por përkundër të gjitha këtyre reagimeve, optimist po duket ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli. Në një postim në rrjetin social fcb, Pacolli ka shkruar se Kosova do të marrë pjesë në këtë Samit si të gjitha shtetet e BE-së, kurse tntativat për përjashtimin e simboleve shtetërore i ka quajtur mungesë të vizionit.
“Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perendimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën. Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin”, ka shkruar Pacolli në fcb.
Ai e ka përmendur edhe ndikimin rus, duke bërë thirrje që BE-ja të jetë e unifikuar.
“Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë mëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë. Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perendimor. Kosova do të marrë pjese sikurse të giitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu!”, ka thënë zv/kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës.
Rikujtojmë se Samiti pritet të mbahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button