Bashkëpunimi mes Tiranës dhe Lozanës, vizita e Veliajt jehonë në mediat zviceriane

Krijimi i marrëdhënieve të ngushta në fusha të ndryshme mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Lozanës, ka ngjallur interesimin edhe të mediave zviceriane të cilat i kanë dedikuar një hapësirë të veçantë.
Një nga mediat më të njohura në Zvicër, “LFM”, shkruan se Tirana kërkon të vendosë lidhjet me Lozanën për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme. Në artikullin e tij, gazetari Margaux Habert thekson se Veliaj u tregua veçanërisht i interesuar për infrastrukturën sportive të Lozanës, por edhe sa i përket fushës së kulturës.
Media e njohur zviceriane shkruan gjithashtu se kryebashkiaku i Lozanës Grégoire Junod e mirëpriti këtë bashkëpunim ndërmjet Lozanës dhe Tiranës.
Me ftesë të kryebashkiakut të Lozanës, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi dje një vizitë në qytet me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve, me synimin për ta kthyer Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit.
Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Lozanë, kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button