18 mijë € kush lind fëmijën e katërt, Vuçiç: Kombi serb rrezikon të zhduket. Ndërsa Shqipëria….

“Nëse brenda 4 dekadave populli serb nuk angazhohet në shtimin e popullsisë, atëherë kombi serb mund të zhduket”. Me këtë deklaratë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka mbështetur premtimin e tij për 18 mijë euro shpërblim për të gjithë ata prindër serbë, të cilët sjellin në jetë një fëmijë të katërt.Kjo deklaratë e Vuçiç ka ardhur gjatë një vizite në Toplicë, ku presidenti theksoi rëndësinë që brenda katër dekadave të ardhshme popullsia të shtohet.Mediat serbe shkruajnë se qeveria ka prezantuar masat të reja në mënyrë që të mbështesë rritjen e popullsisë.Përveç shpërblimit prej 18 mijë euro, si në rastin e fëmijës së katërt, nënat do të marrin para në vazhdimësi.Kështu, për fëmijën e parë nënat e reja përfitojnë 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për 2 vjet, ndërsa për fëmijën e tretë nënat do të përfitojnë 12 mijë dinarë në muaj, për 10 vjet.Serbia aktualisht numëron mbi 7 milionë banorë, por pa mendoni pak se çfarë duhet të themi ne në Shqipëri me 2.5 milionë banorë të mbetur, ku pjesa me e madhe duan ta lënë këtë vend…/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button