“Zbutet” ministri serb/ Ja çfarë thotë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Ndryshe nga herët e tjera ku deklaratat e tija kanë patur tone të larta nacionaliste, këtë herë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet ta forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Sipas tij, është pozitive që shtetet e Rajonit të kenë raporte të mira fqinjësore më njëra-tjetrën, në mënyrë që kështu të avancojnë së bashku në rrugën drejt BE-së.
Duke folur për raportet Kosovë-Serbi, Daçiç “ka harruar” të përsërisë deklaratën se Kosova është Jeruzalemi i Serbisë dhe për këtë arsye kjo e fundit nuk ka për ta njohur kurrë, ndërsa ka thenë se panjë marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve, në Ballkan s’mund të ketë qetësi.
“Autoritetet e Serbisë kanë analizuar kushtet në mënyrë që sa më shpejtë të bëhen pjesë e BE-së. Rikutjoj vlerësimin se nuk mund të ketë paqe në rajon pa një normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ministri serb i cituar nga “lajmi.net”.
“Një dokument ligjërisht i detyrueshëm për normalizimin e raporteve është urgjend dhe thelnbësor për Kosovën dhe Serbinë. Sidomos në rrugën evropiane”, deklaroi Daçiq.
Ai shprehu kënaqësinë që Strategjia e Komisionit Evropian vlerëson se vizioni i anëtarësimit të Ballkanit në BE është gjë e drejtë, dhe ambicioze./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button