Vizita e delegacionit shqiptar në Teheran alarmon muxhahedinët: Po i rekruton Irani

Një delegacion shqiptar i përbërë nga ish-Presidenti Rexhep Meidani, studiues, dhe gazetarë nga Shqipëria ka vizituar Iranin, me qëllim pjesëmarrjen pjesëmarrja në një ceremoni përkujtimore për Naim Frashërim që është zhvilluar në Teheran.
Por, kjo vizitë ka alarmuar muxhahedinët ne vendin tonë të cilët shkruajnë se Irani po rekruton shqiptarë, duke shtuar se qëllimi i kësaj vizite ka qenë propaganda kundër tyre.
“Se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur rizbulon shpirtin e tij kulturor?” ,-shtrojnë pyetjen muxhahedinët.
“Shumë nga pjesëmarrësit në ceremoni ishin anëtarë të Shoqatës Nejat, një degë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), me një mandat të deklaruar për të demonizuar dhe shpërbërë opozitën kryesore demokratike Moxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK)” shkruhet në njoftimin për mediat.
“Të parandalojë masa të tilla nga shërbimet sekrete të regjimit iranian kundër PMOI dhe rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë nga regjimi iranian”-thuhet më tej në këtë deklaratë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button