Majko në shkollën shqipe në Londër: Marrëveshje me Kosovën për arsimin shqip në diasporë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Panedeli Majko u bë zyrtari i parë i lartë shqiptar që vizitoi shkollen plotësuese shqipe në Kilburn të Londrës. Shkolla, e themeluar me iniciativë të organizatava shqiptare që veprojnë atje, ofron kurse të gjuhës shqipe gjatë së shtunës. Fëmijët, disa prej të cilëve të veshur me kostume tradicionale, i uruan mirëseardhjen ministrit me këngë e recitime. Ndërsa u përcolli falenderimet e tij mësuesëve dhe prindërve për punën e jashtëzakonshme, siç u shpreh, Majko e vuri theksin tek rëndësia e të folurit shqip ne familje. Sipas tij, nëna ka rolin kryesor në transmetimin e gjuhës tek fëmijet dhe shmangien e asimilimit të brezave të rinj.Ministri informoi mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Ardhmëria” mbi planin e përbashkët të veprimit me qeverinë e Kosovës, sa i përket arsimit shqip në diasporë. Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, tha Ministri, do të ndihmojnë për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve jashtë vendit qasje më të lehtë ndaj librave dhe arsimit shqip.

Majko foli për hapat e ndërmarrë për realizimin e kurikulave dhe ngritjen e grupit të punës që do të hartojë librat e standardizuar të gjuhës. Ministri vlerësoi qasjen miqësore të Britanisë ndaj komunitetit shqiptar dhe u shpreh i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit sa i përket diasporës atje. Gjatë bashkëbisedimit, prindërit dhe mësuesit parashtruan shqetësimet dhe problematikat e tyre, duke shpresuat që vizita e Ministrit Majko të shërbejë si një pikënisje për bashkëpunime të mëtejshme me autoritetet shqiptare. Gjatë vizitës në shkollën shqipe Majko u shoqërua nga Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qiriako Qirko./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button