Kërkonin një Kosovë pa simbole, Federata Europiane e Handbollit “çmend” serbët

Shteti organizues, Serbia kishte lajmëruar Federatën Europiane të Handbollit se nuk do të lejonte simbolet apo himnin e Kosovës në këtë kompeticion, por nuk e kishin parashikuar se EHF do të dilte kundra këtij vendimi.Ata kishin marrë masat që në asnjë mënyrë të mos ngrihej flamuri apo të këndohej himni i Kosovës në turneun U-17 të Handbollit që organizohet në Serbi. Pjesëmarrësit në të janë Kosova, Norvegjia dhe Sllovakia.Federata Europiane e Handbollit ka qenë absolutisht kundër vendimit të Serbisë, dhe ka urdhëruar që në këtë turne Kosova nuk do mbajë asnjë flamur tjetër përveçse të sajën.Ky urdhër i prerë i ka tërbuar mediat serbe, të cilat shkruajnë “një pseudo-shtet si Kosova”.Edhe pse serbët kishin si pretekst se shteti i tyre nuk e njeh Kosovën, kjo nuk është marrë aspak në konsideratë nga EHF që u mbështet në një zgjidhje të drejtë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button