Topi zbulon prapaskenat e “presionit” të Bakojanis për shtetësinë e Janullatosit, që tashmë Meta i siguroi

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot në “Reapolitix” në Report Tv një kërkesë që i ka bërë ish-ministrja e jashtme greke Dora Bokojanis, kur ai ishte në detyrën e kreut të shtetit, lidhur me dhëniën e shtetësisë shqiptare kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, kompasit grek Anastas Janullatos.Topi tha se Bokojanis iu drejtua me këto fjalë: “Zoti president duam të dimë, nëse do t’ia jepni shtetësinë apo jo?”.Por Topi deklaroi se e shkarkoi këtë përgjegjësi nga vetja. “Kam thënë se si institucion, për të mos e politizuar, por në funksion të rolit që ka, ju i takoni palët politike, trajtoheni me ta, të bien dakord, të bëjnë propozimin dhe unë do t’ia bëj” – tha ai, duke nënkuptuar se vullneti për të mos ia dhënë shtetësinë Janullatosit ishte i partive politike dhe jo i vetë presidentit të Republikës, edhe pse ligji ia njeh këtij të fundit të drejtën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button