Sulmohet ambasadori amerikan: Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi

Ambasadori i SHBA në Serbi Kyle Scott ka mbajtur ditën e sotme një ligjeratë ë Universitetin e Nishit, të cilën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit.

Por, ka qenë Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriut “Clamp” Dragan Krstiq, i cili ka shkaktuar një skandal, duke lëshuar fletushka nga ballkoni në ambientin që po fliste ambasadori amerikan.

Loading...

“nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”, kanë qenë disa nga thirrjet në ato momente.

Në fletushkat që hodhi Krstiq ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”,ka deklaruar ambasadori amerikan, ndërsa Kristaq është ndaluar nga policia./ I.M-Dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button