“Shqiptarët, kroatët e myslimanët nuk janë vëllezërit e mi…”

Euroliga e Basketbollit nisi një hetim disiplonor ndaj skuadrës serbe Ylli i Kuq për racizëm dhe homofobi.

Hetimi nisi pas shfaqjes së një banderole nga një grup tifozësh në ndeshjen e luajtur kundër Olimpiakosit të Athinës të premten e shkuar në Beograd.“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mi”, lexohej në banderolën e hapur nga tifozët e Crvena Zvezdas.

Loading...

Baneri ishte formë proteste ndaj afrimit të lojtarit boshnjak, Alen Omiç në skuadër. Banderola u kundërshtua nga pjesa tjetër e tifozerisë, që duartrokiti Omiç.Vetë basketbollisti boshnjak reagoi përmes një mesazhi të postuar në Instagram.“Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë”, shkruan ai. /TCH/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button